Sport

‘Shkërrmoqet’ Skënderbeu, skuadra e Dajës dorëzohet përballës Bylisit

1 Shtator 2019, 19:40 Nga DOSJA
‘Shkërrmoqet’ Skënderbeu, skuadra e Dajës

KORÇË- Skënderbeu është shkatërruar sot nga Bylisi me rezultatin 3 me 0 në një ndeshje që e luajti në shtëpi, në Korçë.

Gjatë gjithë ndeshjes kishte një dominim absolut i skuadrës ballshiote, që arriti t’i jepte një leksion skuadrës së Ilir Dajës. Seria e golave u hap nga Peposhi që në minutën e 11 të ndeshjes, duke shtangur “ujqërit e dëborës”.

Por pjesa e aprë do të mbyllej me rezultatin 2 me 0 për Byllsin, pasi arrit që të shënonte dhe një tjetër me anë të Guindos, ish-sulmuesi i Skënderbeut.

Kaq për pjesën e parë, për t’i lënë vendit të dytës, e cila sërish nisi sërish aty. Bylisi nuk dorëzohej duke arriturn që t’i shënonte dhe golin e tretë Skënderbeut.  

Këtë herë ishte radha e portierit Hidi, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë triumf skuadra ballshiote u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Skënderbeu mbetet në kuotën e 6 pikëve. Në javën e katërt, Skënderbeu do të ndeshet ndaj Tiranës në transfertë, ndërkohë që Bylisi pret Kukësin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport bylisi java e trete e superliges kategoria superiore skenderbeu bylisi java e trete e superliges kategoria superiore skenderbeu

Sondazh

Poll