Sport

“Katar 2022”/ Nuk ka paqe për Ganën: alarm emergjence, hoteli evakohet…

“Situata u deklarua e sigurt, pas rreth 45 minutash kontroll dhe më pas të gjithë të klientët u kthyen për të zënë dhomat e tyre”.

21 Nëntor 2022, 07:25 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Nuk ka paqe për Ganën: alarm emergjence,

KATAR - Fatkeqësia me bluzat e harruara është mohuar, por për Ganën nuk ka paqe në Katar.  Federata, përmes një deklarate në kanalet e saj sociale, konfirmoi se pasdite e djeshme ekipi u detyrua të evakuonte hotelin e tyre, për shkak të alarmit të emergjencës të shkaktuar brenda strukturës. 

Më pas situata u kthye në normalitet brenda një ore. Në deklaratë thuhej: "Vetëm pas orës 14:30 (me orën e Katarit) të dielën, më 20 nëntor, një alarm urgjent ra brenda hotelit në Doha ku po qëndron Gana, duke i shtyrë të gjithë mysafirët të evakuohen vetë.

Ekipi i brigadës së zjarrfikësve të Katarit mbërriti menjëherë në vendngjarje për të ndërhyrë pas alarmit të emergjencës. Situata u deklarua e sigurt pas rreth 45 minutash kontroll dhe më pas të gjithë të klientët u kthyen për të zënë dhomat e tyre”.

“Katar 2022”/ Nuk ka paqe për Ganën: alarm emergjence,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll