Sport

“Katar 2022”/ Rikthehet kapiteni Messi, bashkohet me shokët në stërvitje… (video)

Lionel Messi, i cili dy ditët e fundit ishte stërvitur jashtë grupit, mori pjesë në seancën kolektive këtë të diel. Ai do të jetë të marten në ndeshjen kundër Arabisë Saudite.

21 Nëntor 2022, 07:20 Nga DOSJA

“Katar 2022”/ Rikthehet kapiteni Messi, bashkohet me shokët

KATAR - Lionel Messi u stërvit me pjesën tjetër të grupit argjentinas mbrëmjen e kësaj të diele në terrenin e Universitetit të Katarit. Për dy ditët e fundit, lojtari i PSG-së kishte kryer një program më të lehtë, për shkak të lodhjes së lehtë të muskujve.

Nëse deri atëherë nuk ka ndonjë dëmtim, pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Arabisë Saudite të martën (11:00) në Lusail nuk vihet në dyshim. Për pjesën tjetër, trajneri Lionel Scaloni ishte në gjendje të llogariste në skuadrën e tij të plotë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll