Aktualitet

Shkodra nën ujë, Spahia paralajmëron: Na presin orë të vështira, KESH të mos na lërë në situata të paparashikuara

Kryebashkiaku kërkon që KESH të informojë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet, që të mos gjenden në situata të paparashikuara.

20 Nëntor 2022, 17:57 Nga F.M
Shkodra nën ujë, Spahia paralajmëron: Na presin orë të
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është shprehur se qyteti të cilin drejton prej 6 marsit e presin orë të vështira për shkak të motit të keq. përmes disa fotove të publikuara në Facebook, Spahia thotë se po e ndjek situatën nga afër, por ka edhe një mesazh për KESH. Kryebashkiaku kërkon që KESH të informojë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet, që të mos gjenden në situata të paparashikuara.

Postimi: 

Po ndjek me vëmendje situatën që kanë krijuar reshjet e shumta në Bashkinë Shkodër. Grupet tona të punës ndodhen në terren dhe kemi marrë masat për çdo rast që mund të paraqitet. Kërkoj bashkëpunimin e banorëve që në rast emergjence të kontaktojnë me strukturat e bashkisë për evakuim apo çdo nevojë tjetër që mund të paraqitet. Si pasojë e shkarkimeve nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit parashikohen orë të vështira, prandaj i bëj thirrje drejtuesve të KESH të informojnë në kohë dhe mënyrë periodike mbi prurjet dhe shkarkimet që të mos gjendemi në situata të paparashikuara.

bardh spahia moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll