Aktualitet

Spitali i shkretuar i Bulqizës! Nuk ka mjekë, të aksidentuarit dërgohen me helikopter në Tiranë

Mbi 50 mijë banorë janë të detyruar të udhëtojnë drejt spitaleve të Peshkopisë, Burrelit ose në Tiranë, ndërsa për  urgjencat përdoret helikopteri.

20 Nëntor 2022, 17:39 Nga DOSJA
Spitali i shkretuar i Bulqizës! Nuk ka mjekë, të aksidentuarit
Bulqizë

BULQIZË- Spitali i Bulqizës është shndërruar në një qendër shëndetësore. Prej vitesh, ky spital nuk ka mjekë specialistë si kirurg, Anestezist, Ortoped-Traumatolog, Gjinekolog, Reaminator si dhe Otolaringolog.

Mbi 50 mijë banorë janë të detyruar të udhëtojnë drejt spitaleve të Peshkopisë, Burrelit ose në Tiranë, ndërsa për  urgjencat përdoret helikopteri. Të aksidentuarit në rrugë apo në minierë transportohen nga ajri drejt Tiranës, sepse ky spital nuk mund t’u vijë në ndihmë.

Marrë nga TOPCHANNEL

spitali i bulqizës

Sondazh

Poll