Aktualitet

“Doja t'i shikoja të tjerët të vuanin", Sofika flet për jetën e vështirë: Isha e ftohtë, agresive...

Sofika i ka shprehur mirënjohjen fondacionit në të cilin filloi të jetonte pas largimit nga jetimorja. Sipas saj ka qenë ky fondacion që i ka ndryshuar jetën asaj e madje e ka bërë njeri më të mirë, pasi dikur ajo donte t’i shikonte njerëzit të vuanin njësoj siç kishte vuajtur vetë.

20 Nëntor 2022, 17:51 Nga DOSJA
“Doja t'i shikoja të tjerët të vuanin", Sofika
Sofika

TIRANË- Sofika është rritur në jetimore pasi ajo është braktisur nga prindërit e saj dhe sigurisht kjo nuk ka qenë e lehtë, por ajo tregon se gjithsesi ka pasur edhe anët e veta pozitive, pasi në këtë formë ajo ka mësuar se si t’ia dalë dhe të mos dorëzohet kurrë para asgjëje.

Ajo ishte këtë të diel në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ku ka treguar se si ia doli mbanë pas largimit nga jetimorja në moshën 18-vjeçare. Sofika i ka shprehur mirënjohjen fondacionit në të cilin filloi të jetonte pas largimit nga jetimorja. Sipas saj ka qenë ky fondacion që i ka ndryshuar jetën asaj e madje e ka bërë njeri më të mirë, pasi dikur ajo donte t’i shikonte njerëzit të vuanin njësoj siç kishte vuajtur vetë.

Ardit Gjebrea: Si ia ke dalë Sofika, sepse ka një problem se ti deri në 18 vjeç ke qenë në jetimore dhe është ky rregulli, ky ligji, që pas moshës 18 vjeçe ti je maxhorene dhe duhet të largohesh të krijosh jetën tënde.

Sofika: Para se të largohesha nga shtëpia e fëmijës, ish-drejtoresha e shtëpisë së fëmijës, kishte folur me fondacionin “Krahët e Shqiponjës” ku u transferova pasi dola nga shtëpia e fëmijës dhe si fillim bëmë një intervistë. Na pyetën se cili është synimin im për të ardhmen dhe i thash që synimi im është të mbaroja shkollën me sukses dhe të diplomohesha njësoj si të tjerët. Ata më pranuan dhe që atë ditë, e them me plotë gojë se jeta ime ka ndryshuar plotësisht dhe ajo Sofika e vjetër u kthye për mirë.

Ardit Gjebrea: Si ishte Sofika e  vjetër?

Sofika: Sofika e vjetër ishte tip shumë i ftohtë, shumë agresive. Doja t’i shikoja të tjerët të vuanin.

Sofika: Duke qenë se unë e kisha kaluar atë gjë. Pastaj duke u rritur, duke u pjekur, duke parë se cila është rruga e duhur, besimi në Zot, fillova të ndryshoja. E fala mamanë time për gabimet çfarë kishte bërë ajo. Me pak fjalë, e lashë pas të shkuarën, nuk kisha më qëllimin që t’ia kujtoja apo ta bëja të ndihej në siklet dhe u përpoqa të afrohesha sa më shumë me atë, në mënyrë që të ndihej sa më mirë meqenëse ia kisha mohuar këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri të ndryshoje?

Sofika: Besimi në Zot dhe personi që kam vendosur të ftoj, Pranvera.

Ardit Gjebrea: Kush është Pranvera?

Sofika: Pranvera është një nga punonjëset që ka qenë te “Krahët e Shqiponjës”, ashtu sikurse të tjerët ajo më ka mbështetur shumë, por ajo ka qenë si një nënë e dytë për mua dhe vazhdon të jetë akoma.

Marrë nga tvklan.al

sofika e diela shqiptare ka nje mesazh per ty

Sondazh

Poll