Aktualitet

Ndodh dhe kjo! Veriu i vendit i përmbytur nga reshjet, në Radhimë riaktivizohet zjarri

Zjarri i ndihmuar dhe nga era e cila fryn me shpejtësi deri në 25 m/s është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një hotel që ndodhet në atë zonë.

20 Nëntor 2022, 13:12 Nga A.B
Ndodh dhe kjo! Veriu i vendit i përmbytur nga reshjet, në Radhimë
Zjarri

VLORË- Një pjesë e Shqipërisë sot po vuan nga përmbytjet pas reshjeve të dendura gjatë natës e në vazhdim, por ka dhe një zonë në të cilën toka po digjet. Një vatër zjarri ka shpërthyer në zonën e Radhimës në Vlorë, në një zonë me bimësi shkurre dhe pemëtari.

 

Zjarri i ndihmuar dhe nga era e cila fryn me shpejtësi deri në 25 m/s është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një hotel që ndodhet në atë zonë. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.

zjarr ne radhime

Sondazh

Poll