Aktualitet

Vrau babain me sopatë, Arjan Shahaj tentoi të vriste të ëmën në 2013-ën, pas krimit hodhi telefonin në kovë me ujë

2 Shtator 2019, 10:20 Nga DOSJA
Vrau babain me sopatë, Arjan Shahaj tentoi të vriste të

MEMALIAJ- Dalin detaje të reja nga vrasja e rëndë që ndodhi sot në Memaliaj, ku djali vrau babain.  Arjan Shahaj, 35 vjeç ka qëlluar të atin, Ilijaz Shahaj, 77 vjeç, sot me sëpatë 2 herë në kokë, dhe më pas ka dhënë shpirt në praninë e komshiut që e gjeti atë të gjakosur.

Në vitin 2013, Shahaj tentoi të vriste edhe të ëmën e tij, ndërkohë që informacionet e para janë se ai ka qenë i dënuar me 8 vite burg për plagosje.

 

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ata ishin duke përpunuar bimë medicinale ndërkohë që pasi ka vrarë babain, raportohet se ka hedhur telefonin në një kovë me ujë, ka marrë rrobat dhe ka ikur. Sakaq, policia e Shtetit, e ka arrestuar atë në mesditë në Levan.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan shahaj djali vret babain vrasje ne memaliaj arjan shahaj djali vret babain vrasje ne memaliaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2019, 09:35

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Fier

Fier- Në Kuman në Fiert ka shpërthyer një bombolë gazi në një banesë. Në momentin e shpërthimit nuk ka pasur asnjë person në banesë.Mësohet se janë të shumta dë...