Aktualitet

Të shtëna me armë në Maminas, policia shkon në vendngjarje, nuk ka të lënduar

Dyshohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në ajër në Maminas.

19 Nëntor 2022, 19:05 Nga I.A

Të shtëna me armë në Maminas, policia shkon në

MAMINAS- Të shtëna me armë ka pasur pasditen e sotme në Maminas. Dyshohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në ajër në Maminas. Burime bëjnë me dije se pas të shtënave autorët janë nisur drejt Tiranës. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të plagosur. 

Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje pas njoftimit dhe po vijon kontrollin në zonën ku kanë ndodhur të shtënat. Por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia apo shkaqet e të shtënave në zonën e Maminasit

te shtena me arme ne maminas

Sondazh

Poll