Aktualitet

Djegia e makinës së biznesmenit në Lezhë, del ekspertiza: Është aksidentale

Në njoftimin e policisë, thuhet se djegia e mjetit nuk është shkaktuar nga faktor të jashtëm por nga faktor të brendshëm.

19 Nëntor 2022, 17:30 Nga I.A
Djegia e makinës së biznesmenit në Lezhë, del ekspertiza:
Ndue Pjetrushaj

LEZHË- Djegia e makinës së Ndue Pjetrushajt në Lezhë mëngjesin e sotëm është cilësuar si aksidentale. Në njoftimin e policisë, thuhet se djegia e mjetit nuk është shkaktuar nga faktor të jashtëm por nga faktor të brendshëm. Kjo pasim dyshohet se mjeti mori flakë nga problemet teknike që kishte.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë / Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të shtetasit N. P. Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, është marrë njoftim se në Ishull Shëngjin po digjej automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. P., 56 vjeç, të cilin ky shtetas e kishte parkuar në rrugë, në afërsi të banesës. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në bashkëpunim me ekspertë të MZSH Lezhë, ka kryer veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, bazuar dhe në ekspertimin piroteknik të kryer, ka rezultuar se djegia e automjetit nuk është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, por nga probleme teknike të automjetit. Për këtë arsye ngjarja është klasifikuar aksidentale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

ndue pjetrushaj digjet makina e biznesmenit ne lezhe

Sondazh

Poll