Aktualitet

Banorët e Postribës dalin në protestë për ujin e ndotur: Kemi vendosur të mos e paguajmë më faturën

Duke dalë me bidona uji të turbullt të marrë nga çezmat e banesave, banorët kanë deklaruar se ndotja e ujit shkaktohet nga guroret.   

19 Nëntor 2022, 17:08 Nga I.A

Banorët e Postribës dalin në protestë për ujin e

SHKODËR- Banorët e Postribës kanë dalë ditën e sotme në protestë për ujin e pijshëm në Shkodër. Duke dalë me bidona uji të turbullt të marrë nga çezmat e banesave, banorët kanë deklaruar se ndotja e ujit shkaktohet nga guroret.   

“Shiheni ujin që konsumojnë fëmijët tanë. Ne kemi këtë hall që prej vitit 2018. Ne kemi shkuar me shishe në dorë tek drejtoria e Ujësjellësit dhe ai na tha “ky uji pihet!”. Ne kemi vendos mos me paguajmë më faturat e ujit”, tha një banor.

Ndërkohë që një tjetër theksoi se këtë shqetësim ata e kanë ngritur në të gjitha institucionet. 

"Gurorja na ka prishur burimin e ujit, kanalin vaditës, gurorja ka prishur dhe kullosën e bagëtive, ndaj shumë familje në fshat po largohen jashtë vendit. Gurorja duhet të ishte 1400 metra larg burimit, por në fakt është 40 metra”, theksoi një tjetër.

banoret e postribes ne proteste

Sondazh

Poll