Aktualitet

Këshilli organizativ i Prishtinës: Nuk është përjashtuar Ledi Shamku nga konferenca e drejtshkrimit

Në njoftimin për mediat, Këshilli organizativ i konferencës ka deklaruar se nuk ka asnjë shkresë që të kërkojë përjashtimin e Shamkut nga konferenca e drejtshkrimit. 

19 Nëntor 2022, 18:09 Nga I.A
Këshilli organizativ i Prishtinës: Nuk është
Ledi Shamku dhe Skënder Gjinushi

KOSOVË- Këshilli organizativ i konferencës i Prishtinës ‘Shqipja standarde sot’ ka përgënjeshtruar lajmin se Akademia e Shkencave  ka kërkuar përjashtim nga konferenca e drejtshkrimit studiuesen Ledi Shamku. Në njoftimin për mediat, Këshilli organizativ i konferencës ka deklaruar se nuk ka asnjë shkresë që të kërkojë përjashtimin e Shamkut nga konferenca e drejtshkrimit. 

“Nëpër rrjete sociale kemi vërejtur, me shqetësim, diskutime që aludonin për tendenca përjashtimi të ndonjë studiuesi nga Konferenca shkencore ‘Shqipja standarde sot’, mbajtur më 17 nëntor në Prishtinë, organizuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në shënim të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Si Këshill Organizativ njoftojmë opinionin se, ndërsa, si gjithmonë, ka pasur rrahje mendimesh brenda Këshillit Organizues për parimet e përgjithshme të kritereve të pranimit të kandidatëve, që do të paraqiteshin me punime në konferencë, nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje nga Akademia e Kosovës apo nga Akademia e Shqipërisë në punën e Këshillit. Pra, nuk ka pasur shkresë ndërhyrëse drejtuar organizatorëve, siç pretendohet. Si Këshill Organizativ kemi punuar shumë për mbarëvajtjen e konferencës dhe kujtojmë se kemi arritur të organizojmë një konferencë shumë të suksesshme, me rezultate të rëndësishme për shqipen standarde sot. Prandaj, konsiderojmë se është për keqardhje që një tubim i tillë të vihet në hije të një diskutimi të këtillë të parëndësishëm, ta pandershëm dhe, për më tepër, të mbështetur në pohime të pavërteta”, thuhet në reagim.

Pak ditë më parë, Ledi Shamku zbuloi gjatë fjalimit të tij në konferencën e 50- vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit, Gjinushi flet për libër “SHTETI DHE DREJTSHKRIMI” që nuk ekziston. Është thjesht një krijim sarkazmel, sipas saj. Kjo ka sjellë edhe një përplasje mes dy pëlëve. 

ledi shamku skender gjinushi

Sondazh

Poll