Aktualitet

Gjirokastër/ Kabina elektrike e pallatit përfshihet nga zjarri

Banorët e pallatit të frikësuar kanë dalë të gjithë jashtë ndërtesës, ndërsa kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Shtetit dhe zjarrfikësen. 

19 Nëntor 2022, 16:32 Nga k.m.
Gjirokastër/ Kabina elektrike e pallatit përfshihet nga zjarri
Tymi në Gjirokastër

GJIROKASTËR- Kabina elektrike e një pallati në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri. Banorët e pallatit të frikësuar kanë dalë të gjithë jashtë ndërtesës, ndërsa kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Shtetit dhe zjarrfikësen. 

Të dy këto institucione ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë lidhur me shkakun e zjarrit, ndërkohë që deri më tani nuk ka të dhëna se ka persona të lënduar nga zjarri. Gjithashtu, sipas specialistëve, situata është nën kontroll.

gjitokaste

Sondazh

Poll