Bota

"Tradhtoi kombin' zbulohet spiuni në radhët e ushtrisë ukrainase, rrezikon të dënohet me 15 vite burg

Në një përditësim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Policia tha se një banor i Bilozerske ishte "ekspozuar për tradhti" pasi kishte kaluar "në anën e armikut" dhe i kishte kaluar informacione ushtrisë ruse. 

19 Nëntor 2022, 13:49 Nga e.k
"Tradhtoi kombin' zbulohet spiuni në radhët e ushtrisë
Pamje nga lufta

UKRAINË- Policia Kombëtare e Ukrainës ka bërë me dije gjatë ditës së sotme se një tradhtar" ukrainas është gjetur në qytetin lindor të Donetsk. Në një përditësim në aplikacionin e mesazheve Telegram, Policia tha se një banor i Bilozerske ishte "ekspozuar për tradhti" pasi kishte kaluar "në anën e armikut" dhe i kishte kaluar informacione ushtrisë ruse. 

Individi, i cili nuk është identifikuar, akuzohet se u ka treguar trupave ruse informacione për “vendndodhjen e ukrainasve të tierë “, shtoi Policia Kombëtare.

“Tradhtari mund të dënohet me burgim deri në pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm me konfiskim të pasurisë”, shkruante aty. 

Nuk bëhet e qartë nëse Ukraina ka ndërmarrë ndonjë veprim kundër individit, pasi Donetsk aktualisht është nën pushtimin rus. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll