Bota

Vuçiç takon Mistotakis në Athinë, diskutojnë edhe për Kosovën

Në një postim në Instagram Vuçiç shkruan se ka pasur një bisedë të gjatë dhe frytdhënëse me kryeministrin grek ku ka dhënë detaje për bisedën mes tyre. Vuçiç shkruan se kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe për çështjen e Kosovës.

19 Nëntor 2022, 13:41 Nga e.k
Vuçiç takon Mistotakis në Athinë, diskutojnë edhe
Aleksandër Vuçiç dhe Kyriakos Mitsotakis dhe

GREQI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbërriti mbrëmjen e së premtes në Athinë, ku u takua me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. Në një postim në Instagram Vuçiç shkruan se ka pasur një bisedë të gjatë dhe frytdhënëse me kryeministrin grek ku ka dhënë detaje për bisedën mes tyre. Vuçiç shkruan se kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve por edhe për çështjen e Kosovës.

"E falënderova edhe një herë Greqinë për mbështetjen që i jep Serbisë në rrugën e saj evropiane, folëm për Kosovën dhe biseduam edhe për situatën energjetike, si dhe për mbështetjen e ndërsjellë gjatë kohëve sfiduese në vazhdim”, shkroi Vuçiç në Instagram.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Ndërsa, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se ka pasur një diskutim të detajuar me presidentin Vuçiç në Athinë për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për zhvillimin rajonal dhe bashkëpunimin më të ngushtë.

“Darkë me mikun tim Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ne patëm mundësinë të bisedonim në detaje për marrëdhëniet tona dypalëshe, zhvillimin rajonal dhe mënyrat për të bashkëpunuar më ngushtë në këtë periudhë të vështirë për të gjithë, për luftën në Ukrainë dhe krizën energjetike”, theksoi Mitsotakis.

aleksander vucic kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll