Bota

LUFTA/ Zelenskyy paralajmëron dimër të vështirë! Orban kundër BE-së: Hungaria nuk do mbështesë planin e Unionit

Në një konferencë në Budapest, Orban tha se ndërsa Hungaria dënon agresionin e Rusisë dhe mbështet popullin ukrainas, ai nuk është i gatshëm të vendosë interesat e Ukrainës para atyre të vendit të tij.

19 Nëntor 2022, 11:21 Nga e.k
LUFTA/ Zelenskyy paralajmëron dimër të vështirë! Orban
Viktor Orban

UKRAINË- Kur lufta në Ukrainë po hyn në muajin e njëmbëdhjetë ushtria ruse ka intensifikuar sulmet në gjithë territorin. Kievi është vënë nën bombardimet të ashpra ruse ku mësohet se më shumë se gjysma e kryeqytetit ukrainas është pa energji elektrike dhe pa ujë. Presidenti ukrainas ka bërë thirrje për të reaguar ndaj Kremlinit që sipas tij do vetëm luftë. 

Ai ka paralajmëruar qytetarët ukrainas se përpara i pret një dimër i vështirë duke marrë parasysh se vendi po vuan nga kriza energjetike pas sulmeve ruse në infrastrukturat kyçe të sistemit. Ndërsa zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes Volodymyr Havrylov bën me dije që lufta parashikohet të përfundojë në pranverë. 

Kur jemi në një situatë që Bashkimi Europian ka bashkuar forcat për të ndihmuar Ukrainën Hungaria ka dalë kundër planit të Unionit për ti dhënë Ukrainës një ndihmë financiare. Këtë e bëri të ditur kryeministri Viktor Orban, i cili tha se në një kohë krize vendi i tij nuk do të japë miliarda euro për Ukrainën. Në një konferencë në Budapest, Orban tha se ndërsa Hungaria dënon agresionin e Rusisë dhe mbështet popullin ukrainas, ai nuk është i gatshëm të vendosë interesat e Ukrainës para atyre të vendit të tij.

Orban, i njohur gjerësisht si aleati më i afërt i presidentit rus Vladimir Putin në BE, gjithashtu ka kundërshtuar me zë të lartë sanksionet e bllokut kundër Moskës për luftën në Ukrainë, megjithëse në fund ka votuar gjithmonë për sanksionet.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll