Bota

E RËNDË! Një e mitur përdhunohet nga tre persona në Podujevë

Deri më tani çështja është ende duke u hetuar, ndërsa abuzuesit e saj ende nuk janë identifikuar. 

19 Nëntor 2022, 11:07 Nga k.m.
E RËNDË! Një e mitur përdhunohet nga tre persona në
Foto ilustruese

KOSOVË- Një vajzë e mitur nga Podujeva ka raportuar ditën e djeshme në polici se më 2 nëntor është dhunuar seksualisht nga tre persona. Ngjarja e rëndë është bërë menjëherë publike për mediat, por deri më tani çështja është ende duke u hetuar, ndërsa abuzuesit e saj ende nuk janë identifikuar. 

“Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale,”- njoftoi Policia.

Gjithashtu, një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën tre muaj më parë, ku një tjetër e mitur 11-vjeçe u përdhunua nga pesë persona, të cilët ende nuk janë dënuar. 

podujeve

Sondazh

Poll