Bota

Kapet vrasësi serial në Romë? Policia prangos një 50-vjeçar, po merret në pyetje, ende asnjë rrëfim

Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një shtetas italiane, rreth 50 vjeç, me origjinë nga Roma.

19 Nëntor 2022, 13:14 Nga k.m.
Kapet vrasësi serial në Romë? Policia prangos një
Foto ilustruese

ITALI- Arrestohet personi që mendohet se është autori i tre vrasjeve të grave në Romë. Nga sa mësohet, rrethi po mbyllet rreth personit të prangosur, i cili tani po merret në pyetje nga Policia italiane. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për një shtetas italiane, rreth 50 vjeç, me origjinë nga Roma.

50-vjeçari është gjurmuar dhe arrestuar mëngjesin e sotëm në dritën e parë të agimit.

“Situata është nën kontroll të rreptë dhe besojmë se mund të themi se komuniteti mund të kthehet në qetësi sepse nuk do të ketë ngjarje të tjera të lidhura me këto ngjarje tragjike,”-kështu është shprehur hetuesi i Romës, Mario Della Cioppa.

Sipas raporteve agjentët e Skuadrës Fluturuese do të kishin dëgjuar gjithashtu një super dëshmitar, një grua me kombësi kubane, e cila dyshohet se doli me vrasësin pas krimeve: Ai më tha se kishte vrarë tre gra.

Burri u filmua në kënde të ndryshme nga kamerat e vëzhgimit në zonën që shkon nga ‘via Durazzo’ në ‘via Riboty’ në Romë, ku tre gra, dy kineze dhe një kolumbiane, u vranë të enjten në mëngjes. Nga dëshmitë e mbledhura deri më tani nuk ka dalë asnjë identikit i sulmuesit. Në këtë pikë, analiza e kamerave televizive të pranishme në lagje dhe e printimeve mund të jepte elemente të dobishme, ashtu si edhe ekzaminimi i gjurmëve të gishtave të marra dje nga Policia Shkencore. Gjithashtu po ekzaminohet çdo gjurmë e ADN-së e pranishme në trupat e viktimave.

itali vrasesi serial ne itali

Sondazh

Poll