Sport

Gjermania zemërohet, kundër rizgjedhjes së Gianni Infantinos në krye të FIFA-s...

I irrituar nga deklaratat e Gianni Infantino, duke kërkuar që të fokusohet në futboll dhe se të drejtat e njeriut nuk duhet të luajnë më një rol, Bernd Neuendorf, president i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), njofton se nuk dëshiron ta rizgjedhë atë në krye të FIFA-s më 16 mars 2023.

19 Nëntor 2022, 07:58 Nga DOSJA

Gjermania zemërohet, kundër rizgjedhjes së Gianni Infantinos

GJERMANI - Bernd Neuendorf, president i Federatës Gjermane të Futbollit është zemëruar nga deklarata e fundit e kreut të FIFA-s, Infantino, i cili në prag të Botërorit në Katar, ka bërë thirrje që të gjithë të fokusohen te futbolli dhe të anashkalohen çështjet sociale në vendin arab. 

“Për sa i përket zgjedhjes së presidentit të FIFA-s, ne e kemi marrë këtë vendim, nuk do të votojmë për rizgjedhjen e Gianni Infantinos, më 16 mars 2023. Nuk ka qenë e lehtë, kjo është e sigurt, por është vendimi ynë, sepse mendojmë se duhet të japim një sinjal. 

Të gjithë e dinë se Gianni Infantino tashmë ka shumë konfederata në anën e tij, gjë që e bën shumë të mundshëm rizgjedhjen e tij. Megjithatë, unë ende mendoj se pas letrës së tij dy javë më parë, leximi se të drejtat e njeriut nuk duhet të luajnë më rol dhe se duhet të fokusohemi te futbolli, është diçka që na acaroi dhe na shqetësoi. Ne menduam se duhej të sinjalizonim se nuk do ta propozonim për rizgjedhje,”- është shprehur Neuendorf, kreu i futbollit gjerman.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Nëntor 2022, 20:05

Edoardo Reja, një fund i përlotur…

TIRANE - Kanë kaluar rreth tri vite e gjysmë që kur Edoardo Reja mbërriti në Tiranë për të firmosur kontratën e t...