Sport

Belgjika zhgënjen pesë ditë pas ndeshjes së parë në Kupën e Botës, Egjipti e mund në miqësore

Belgjika mundet nga Egjipti në miqësore me shifrat 2-1 vetëm disa ditë nga ndeshja e parë që do e luajë në Kupën e Botës. Ndeshja u luajt në stadiumin Jaber Al-Ahmad në Kuvajt.

18 Nëntor 2022, 20:21 Nga DOSJA

Belgjika zhgënjen pesë ditë pas ndeshjes së parë

KATAR- Belgjika mundet nga Egjipti në miqësore me shifrat 2-1 vetëm disa ditë nga ndeshja e parë që do e luajë në Kupën e Botës. Ndeshja u luajt në stadiumin Jaber Al-Ahmad në Kuvajt.

Paraqitje zhgënjyese për Belgjikën, e cila u gjend në disavantazh në minutën e 33-të me Mostafa Mohamed që ia doli të shënojë. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 46-të, Trezeguet, një nga më të mirët në fushë shënoi golin e dytë për Egjiptin.

Në minutën e 76-të, një gol i Openda-s rihapi një farë shprese për Belgjikën, por vetëm kaq. Jo një paraqitje pozitive e Belgjikës, pesë ditë pas debutimin në Kupën e Botës kundër Kanadasë. Në fakt, Belgjika u duk mjaft e ngadaltë në fazën e sulmit dhe mbi të gjitha tregoi limite të ndryshme në fazën mbrojtëse.Romelu Lukaku nuk luajti në këtë ndeshje, ndërsa De Ketelaere qëndroi në stol për plot 90 minuta.

E.Ç (Dosja.al)

belgjika egjipti

Sondazh

Poll

Sport 18 Nëntor 2022, 20:05

Edoardo Reja, një fund i përlotur…

TIRANE - Kanë kaluar rreth tri vite e gjysmë që kur Edoardo Reja mbërriti në Tiranë për të firmosur kontratën e t...