Sport

“Mbappé është vetëm në 40 ose 50% të potencialit, stërvitja e tij e plotë ende nuk ka përfunduar”, sipas Luis Campos të PSG…

Këshilltari i futbollit i PSG-së, Luis Campos, lavdëroi Kylian Mbappé të premten, duke u shprehur se sulmuesi ende nuk kishte arritur nivelin e tij më të mirë sportiv.

19 Nëntor 2022, 07:33 Nga DOSJA

“Mbappé është vetëm në 40 ose 50% të

FRANCE - “Mbappé është ende vetëm në 40 ose 50% të potencialit të tij. Dhe këtë ia them çdo ditë. Ai ende mund të japë shumë më tepër, sepse ai është një lojtar që nuk e ka përfunduar ende stërvitjen e tij”,- tha këshilltari i futbollit të PSG-së, Luis Campos, në një konferencë futbolli në Porto të premten.

“Ekziston shpejtësia e maturimit, domethënë jo të gjithë evoluojnë me të njëjtin ritëm.  Mbappé në moshën 16-vjeçare ishte zhvilluar në të gjitha nivelet. Fizikisht ishte shumë i fortë dhe e kuptonte lojën si një lojtar 26-vjeçar”,- vazhdoi ai në bisedën e tij për talentin.

I pyetur për pritshmëritë e tij për Kupën e Botës 2022 në Katar, e cila fillon të dielën, Luis Campos tha se priste një turne të mirë. “Mendoj se është kompeticioni më i madh në botë, të paktën për mua dhe për herë të parë në histori, që lojtarët do të jenë plot me ritëm dhe më të freskët se kurrë. Do të jetë Kupa e Botës më intensive e të gjitha kohërave”,- tha ai.

“Mbappé është vetëm në 40 ose 50% të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 18 Nëntor 2022, 20:05

Edoardo Reja, një fund i përlotur…

TIRANE - Kanë kaluar rreth tri vite e gjysmë që kur Edoardo Reja mbërriti në Tiranë për të firmosur kontratën e t...