Politike

Luan Baçi zbulon Avokatin e Popullit: Alibeaj marrëveshje me PS, ka ndërhyrë në listën e folësve në Kuvend

Kjo pasi Baçit ka ardhur nga marrëveshja që ka bërë Enkelejd Alibeaj me Partinë Socialiste, ndërkohë që ka shtuar se deputeti nuk përfaqëson PD-në.

18 Nëntor 2022, 15:30 Nga I.A
Luan Baçi zbulon Avokatin e Popullit: Alibeaj marrëveshje me
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti demokrat Luan Baçi ka zbuluar sot se kush do të marrë postin e Avokatit të Popullit. Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Baçi është shprehur se Dorian Gjomarkaj do të jetë avokati i ri i Popullit, i cili do të zëvendësojë Erinda Ballancën. Kjo pasi Baçit ka ardhur nga marrëveshja që ka bërë Enkelejd Alibeaj me Partinë Socialiste, ndërkohë që ka shtuar se deputeti nuk përfaqëson PD-në. 

Luan Baçi: Ju si mazhorancë bashkë me z. Alibeaj, me të gjitha ndryshimet, edhe kur janë në të mirë të qytetarëve, jam i detyruar të abstenoj, për arsyen se janë të dakortësuara vetëm përmes jush dhe absolutisht jo me deputëtët e PD, ju e dini se kush janë deputëtët e PD. Më vjen keq që i jepni kaq oksigjen z. Alibeaj, deri sa të ndërhyjë dhe në listën e folësve në parlament, duke na caktuar vetëm 2 minuta kohë në kuvend. Dhe po kështu mund t’ju them se në vazhdimësi të kësaj marrëveshje do ketë dhe të tjera, që ju jeni dakortësuar paradhënie, një nga ato që do kaloj është avokati i popullit, në dy kandidaturat që ka propozuar ushtruesi i detyrës së kryetari, me atë grup të vogël deputeëtësh, ka nxjerr si kandidatur më të preferuar Ledio Brahon, në fakt do më lejoni të them ju do të votoni me z. Alibeaj, kandidaturën tjetër që s’ka marrë votat e që nuk është as jurist. Teatër absurd që luhet në komisionet e parlament.

Arben Pëllumbi: Konsensusi mund të jetë i gjerë, por edhe indidivdual. Ky është ndyrshim i vonuar dhe ju jeni dakortë për këtë, por tanimë kemi një grup të opozitës që është ngritur në lartësiën e duhur për të bërë këto ndryshime. Ne si mazhorancë kemi praktikë parlamentare që emrin e Avokatit të Popullit e zgjedh opozita, por ne duhet të bimë dakortë. Unë se di kush do votohet nga Partia Socialsite për Avokat Populli, sepse ende s’jemi mbledhur për këtë pikë.

dorian gjomarkaj luan baçi

Sondazh

Poll