Politike

Berisha ZBULON datën: Më 6 dhjetor protestë para gjithë botës! Liderët e BE ta marrin si akt mikpritjeje

Në nisje të mbledhje se Kryesisë së PD Berisha tha se kjo është një datë historike ku populli opozitar sipas tij  do të ngrejë zërin para liderëve të BE që do të jenë në Tiranë në Samitin e Bashkimit Europian.

18 Nëntor 2022, 14:35 Nga e.k
Berisha ZBULON datën: Më 6 dhjetor protestë para gjithë
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka propozuar Kryesisë së PD datën 6 dhjetor si ditën kur do të mbahet dhe protesta e radhës. Në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD Berisha tha se kjo është një datë historike ku populli opozitar sipas tij  do të ngrejë zërin para liderëve të BE që do të jenë në Tiranë në Samitin e Bashkimit Europian-Ballkani Perëndimor. Kryedemokrati tha se sot opozita është një betejë për mbrojtjen e demokracisë dhe ekzistencën e pluralizmit.

Sali Berisha:Protesta e 12 nëntorit duhet të vazhdojë me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një datë, rast historik që populli opozitar të ngrejë zërin e tij përpara përfaqësuesve më të lartë të demokracive evropiane, para të gjithë botës. Pikërisht me këtë agjendë, betejë kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, portin e Durrësit. Po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme, po përvetësohet nga klani Rama. Agjenda do të ketë edhe tema të tjera, por mendon se një popull i shndërruar, në një popull gomonesh, si asnjë komb tjetër në Europë. Ne mirëpresim dhe u urojmë mirëseardhjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të BE-së. Protesta e jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, vidhet shkretohet çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të forta. Ftoj që ta marrim këtë protestë tonën si një akt mirëkëpritje ndaj tyre dhe padyshim një akt armiqësor, flagrant, të hapur ndaj Edi Ramës i cili me aferat e tij turpëron çdo komb, qytetar, njeri, lirinë, pluralizmin, të drejtat, transparencën dhe çdo gjë tjetër.
Unë këtë propozim kisha sot.

Partia Demokratike ka thërritur protestë kombëtare për në datën 6 dhjetor. Protesta vjen pak javë pasi opozita mbajti një tjetër protestë para selisë së Kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 3 orë e që u mbyll me fjalën e kreut të PD-së Sali Berisha. Protesta do të mbahet në të njëjtën ditë që në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, samit në të cilin do të marrin pjesë shumë krerë shtetesh anëtare në BE. Sipas kryedemokratit protesta është një akt mikpritjeje për liderët e BE pjesëmarrës në takim, ndërkohë që simbolika e protestes sipas liderit të selisë blu është liria, demokracia dhe mbrojtja e pluralizmit. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022 sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll