Aktualitet

Inceneratorët/ Zv.presidenti i FSHF-së lihet në burg, avokati: Ai ka punuar në përputhje me kontratën

Për mediat, ai u shpreh se zëvendës presidenti i FSHF-së, ka punuar në përputhje me kontratën.

18 Nëntor 2022, 13:47 Nga A.B
Inceneratorët/ Zv.presidenti i FSHF-së lihet në burg, avokati: Ai
Sokol Hazizaj

TIRANË- Sokol Hazizaj, avokati i Arben Dervishaj ka deklaruar për mediat se klienti i tij nuk ka kryer asnjë veprim që bie në kundërshtim me ligjin. Për mediat, ai u shpreh se zëvendës presidenti i FSHF-së, ka punuar në përputhje me kontratën që iu është dhënë e se për të nuk është kryer asnjë akt ekspertimi.

“Ne të gjithë të marrim një nismë ligjore për ndrysimin e kouit të procedurës penale që masë shtrënguese të jetë vetëm burgu burgu, që të hiqen masat e tjera shtrënguese. Ai është këtu nuk është larguar nga asnjë lloj hetimi, nuk është thirrur asnjëherë. Ai ka punuar në përputhje me kontratën. Nuk është kryer asnjë akt ekspertimi.'- tha ai.

Ditën e sotme u lanë në masën e sigurisë 'arrest me burg' për 5 të dyshuarit për çështjen e inceneratorëve. Arben Dervishaj, Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi dhe Gentian Zifla u lanë në burg. Dervishaj, zëvendëspresident i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe 4 personat e tjerë akuzohen se janë përfshirë në skemën e mashtrimit me inceneratorin e Fierit.

sokol hazizaj arben dervishaj

Sondazh

Poll