Aktualitet

Protesta kundër traut në Parkun e Divjakës/ Nën hetim kreu i PD Lushnjë, Eduart Sharka dhe 4 të tjerë

Bëhet fjalë për Edi Sharkën, Julian Mecon, Naun Gjini, Denis Priftin dhe Leonidha Gjinin.

18 Nëntor 2022, 13:26 Nga A.B
Protesta kundër traut në Parkun e Divjakës/ Nën hetim kreu i
Policia

DIVJAKË- Policia ka vënë nën hetim 5 protestues, mes tyre edhe kreun e PD-së Lushnjë Eduart Sharka për organizimin e protestës në hyrje të parkut të Divjakës. Bëhet fjalë për Edi Sharkën, Julian Mecon, Naun Gjini, Denis Priftin dhe Leonidha Gjinin. Sipas policisë, këta persona kanë kundërshtuar urdhërin e efektivëve për të zhbllokuar rrugën, ndaj është marrë masë kundrejt tyre. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: E. Sh., 64 vjeç, J. M., 46 vjeç, N. Gj., 71 vjeç, D. P., 29 vjeç dhe L. Gj., 64 vjeç. Këta shtetas, ditën e djeshme, kanë organizuar një protestë në hyrje të parkut kombëtar të Divjakës dhe nuk u janë bindur thirrjeve të punonjësve të Policisë, për të zhbllokuar rrugën, me qëllim normalizimin e lëvizjes në këtë zonë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Sot ishte dita e pestë që banorët e Divjakës protestuan kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut. Atyre iu është bashkuar edhe deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi. Deri më tani është bërë e ditur se trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike. Por, ditën e djeshme, Ministria doli me një njoftim duke bërë të ditur se pagesa do të vendoset vetëm për turistët.

trau te parku i divjakes

Sondazh

Poll