Sport

Holanda, çfarë gafe! Lojtarët ngatërrojnë flamurin, pozojnë me atë të Francës (video)

Ndonjëherë euforia mund të të gënjejë, veçanërisht në fund të një stërvitjeje, kur energjia është në nivelin më të ulët dhe vëmendja është zero.

18 Nëntor 2022, 12:24 Nga DOSJA

Holanda, çfarë gafe! Lojtarët ngatërrojnë flamurin,

KATAR- Ndonjëherë euforia mund të të gënjejë, veçanërisht në fund të një stërvitjeje, kur energjia është në nivelin më të ulët dhe vëmendja është zero. Dhe pastaj ndodhin edhe gabime të mëdha, si ai që i ndodhi Holandës.

Në përfundim të seancës stërvitore, lojtarët kanë pozuar për një foto, me gjasë për t'u postuar në rrjetet sociale, por në vend të flamurit kombëtar, holandezët kanë marrë flamurin e Francës, i cili ka të njëjtat ngjyra me atë holandez, por që ka përmasa dhe përbërje të ndryshme.

Ngjyra blu, e bardha dhe e kuqe e flamurit kombëtar të Holandës është vendosur në fakt horizontalisht, dhe shiritat që e përbëjnë atë janë dukshëm më të hollë se trengjyrëshi francez. Por në fund askush nuk vuri re asgjë dhe lojtarët pozuan me flamurin e kampionëve në fuqi.

E.Ç (Dosja.al)

holanda franca

Sondazh

Poll