Sport

Ajo që pritej ndodhi! Laçi në kërkim të një trajneri, shkarkohet Dejan Vukicevic …

54-vjeçari malazez nuk është më trajneri i skuadrës kurbinase. Rezultatet e dobëta këtë sezon në Superligë kanë sjellë shkarkimin e teknikut.

18 Nëntor 2022, 11:50 Nga DOSJA

Ajo që pritej ndodhi! Laçi në kërkim të një

KURBIN - Diçka e tillë pritej prej kohësh, paçka se ‘dashuria’ midis malazezit dhe kurbinasve zgjati 12 javë të kampionatit. Gjithsesi, duke filluar që nga e enjtja Dejan Vukicevic nuk është më trajneri i skuadrës kurbinase të Laçit.

Largimi i trajnerit Vukicevic dukej i pashmangshëm, pasi pas 12 javëve të para në kampionatin e Abissnet Superiores siguroi vetëm 4 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë me 14 pikë, 2 më shumë se zona e ftohtë. Humbja e fundit 2-0 ndajEgnatias në Rrogozhinë, duket ka qenë vendimtare për drejtuesit kurbinas, që vendosën largimin e trajnerit.

54-vjeçari nga Podgorica largohet kështu për të dytën herë nga Laçi, teksa edhe sezonin e shkuar e drejtoi ekipin kurbinas në 7 ndeshje. Dejan Vukicevic është trajneri i katërt në rend gjatë këtij sezoni që shkarkohet nga drejtimi i një skuadre elitare në futbollin shqiptar.

Në një kohë kur Superliga është pushim deri në 11 dhjetor për shkak të Kupës së Botës, drejtuesit e skuadrës kurbinase të Laçit, kanë kohën e duhur për të gjetur trajnerin e ri, i cili gjithashtu do të ketë një kohë relativisht të mjaftueshme për t’u njohur me skuadrën. Emrat e pare kanë nisur të përfliten…

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll