Sport

VIDEO/ E veçantë! Polonia drejt Katarit, e shoqëruar nga dy avionë luftarakë F-16…

Kombëtarja polake u nis për në Katar në orët e fundit dhe avioni me delegacionin në bord, u shoqërua jashtë kufijve ajror të vendit nga dy avionë luftarakë F-16

18 Nëntor 2022, 07:32 Nga DOSJA

VIDEO/ E veçantë! Polonia drejt Katarit, e shoqëruar nga dy

POLONI - Nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Por në kohë lufte, me konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës në kufi, ku pati edhe pasoja serioze në territorin polak pas shpërthimit të dy raketave, marrja e masave të sigurimit dhe shqetësimi është krejt i natyrshëm. 

Kombëtarja polake u nis për në Katar në orët e fundit dhe avioni me delegacionin në bord, u shoqërua jashtë kufijve ajror të vendit nga dy avionë luftarakë F-16. Pamjet mjaft mbresëlënëse janë postuar edhe nga profili zyrtar i federatës polake.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll