Sport

Familja mbretërore e Katarit ndalon birrën në stadiume, FIFA në telashe me sponsorët (video)

Familja mbretërore e Katarit loboi për të ndaluar shitjen e alkolit në të gjitha stadiumet.

18 Nëntor 2022, 12:12 Nga DOSJA

Familja mbretërore e Katarit ndalon birrën në stadiume, FIFA

KATAR- Familja mbretërore e Katarit loboi për të ndaluar shitjen e alkolit në të gjitha stadiumet. Vendi pritës, ushtroi presion të madh dhe vendosi që pijet e vetme që do të shiten në stadiume gjatë Kupës së Botës të jenë joalkoolike.Tani FIFA do të duhet të luftojë me Budweiser, një nga sponsorët kryesorë të turneut që mund ta vë FIFA në vështirësi duke pasur parasysh kontratën shumë milionëshe mes palëve.

Për këtë çështje kishte pasur edhe diskutime mes Budweiser-it dhe FIFA-s, ndonëse Neë York Times kishte deklaruar paraprakisht se pas ndërhyrja ka ardhur drejtpërdrejt nga Sheikh Jassim bin Hamad bin Khalifa al-Thani, vëllai i sundimtarit të Katarit.

Aktualisht, vizitorët e Kupës së Botës mund të blejnë alkol në hotele dhe restorante, në Fan-Zone në orare të caktuara dhe në disa vendndodhje stadiumesh, por jo brenda: situata e fundit nuk do të duhet të merret në konsideratë. Birra kushton pothuajse 14 euro dhe fansat do të kufizohen në katër gota për të shmangur dehjen.

Budëeiser po paguan rreth 75 milionë dollarë për Kupën e Botës, por në Katar ka pasur pengesa të pazakonta dhe tensione të vazhdueshme midis kompanisë dhe FIFA-s për çështje që variojnë nga marrëveshjet e shitjeve me pakicë deri te negociatat e furnizimit. Kontrata e Budëeiser me FIFA-n jo vetëm që i jep ekskluzivitet shitjesh, por gjithashtu kërkon që kompania të furnizojë sasi të mëdha birre për partnerët dhe të gjithë tifozët në ambientet e stadiumeve.

E.Ç (Dosja.al)

katar kupa e botes

Sondazh

Poll