Sport

E morën në dorë… magjistarët, Sadio Mane nuk rikuperohet dot! Sulmuesi i Bayern Munich humbet Botërorin

Tashmë është zyrtare. Sadio Mane nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar.

17 Nëntor 2022, 20:21 Nga DOSJA

E morën në dorë… magjistarët, Sadio Mane nuk

SENEGAL- Tashmë është zyrtare. Sadio Mane nuk do të jetë pjesë e Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar. Senegal ka njoftuar se sulmuesi i Bayern Munich do të përjashtohet nga skuadra, pasi lojtari e ka të vështirë të rikuperohet.

Sulmuesi kishte udhëtuar me skuadrën në Katar me shpresën se do të rikuperohej në javët në vijim, por lajmet e fundit nuk dhanë asnjë shpresë. Para disa ditësh, u përfol se Senegal do të përdorte çdo mjet për të rikuperuar lojtarin edhe nëse do të duhet t’i besojnë "magjistarëve".

“Ne do të përdorim mjekët “magjistarë”, nuk e di nëse do të jenë efektivë, por do të bëjmë gjithçka për të rikuperuar Mane. Ne shpresojmë te një mrekulli sepse Mane duhet të jetë pjesë e Botërorit”.

E.Ç (Dosja.al)

sadio mane senegal

Sondazh

Poll