Sport

Declan Rice me valixhe bosh drejt Katarit, mbrojtësi anglez optimist: "Vendi i duhur për kupën"

Declan Rice në Katar me një valixhe bosh. Lojtari anglez shpreson të jetë në gjendje të marrë në shtëpi Kupën e Botës dhe ka sjellë një valixhe shtesë vetëm për trofeun

17 Nëntor 2022, 19:58 Nga DOSJA

Declan Rice me valixhe bosh drejt Katarit, mbrojtësi anglez  optimist:

KATAR- Declan Rice në Katar me një valixhe bosh. Lojtari anglez shpreson të jetë në gjendje të marrë në shtëpi Kupën e Botës dhe ka sjellë një valixhe shtesë vetëm për trofeun. Lojtari i West Ham është në listën e 26 lojtarëve të përzgjedhur nga Gareth Southgate. Lojtari, siç raporton 'The Sun', i tha shoferit të autobusit: “Nuk ka asgjë këtu. Shpresoj ta marr trofeun në shtëpi në këtë valixhe”.

23-vjeçari me shumë gjasa do të jetë pjesë e formacionit dhe ndeshja e parë e 'Tre Luanëve' do të jetë m 21 nëntor kundër Iranit. Anglia ndodhet në Katar në Souq Al ëakra, një hotel me pesë yje jo shumë larg Dohas. Gjatë orëve të fundit, 'Tre Luanët' kanë zhvilluar stërvitjen e tyre të parë në stadiumin Al ëakrah, me temperaturë gati 30 gradë.

Edhe Kyle ëalker, megjithë dëmtimin në pulpë, iu bashkua stërvitjes me shpresën për të rikuperuar formën sa më shpejt të jetë e mundur. Megjithatë, mbrojtësi pranoi se nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Iranit. 32-vjeçari mund të rikthehet në fushë në ndeshjen mes Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara të premten më 25 nëntor.

E.Ç (Dosja.al)

rice anglia kupa e botes

Sondazh

Poll