Aktualitet

Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 41- vjeçari Sajmir Tahiraj në Qafë-Botë

Gjykata vendosi dënimin përfundimtar të tij, me 5 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

18 Nëntor 2022, 10:28 Nga a.l
Ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge,
foto ilustruese

FIER- Sajmir Tahiraj është vënë në prangat e policisë në Fier pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Policia njofton se 41- vjeçari u arrestua në Qafë-Botë.Në vitin 2019, 41-vjeçari dhe 2 persona të tjerë u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kreshpan”. Për shkak të hetimeve dhe dokumentimeve të rastit me prova ligjore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi fillimisht ndaj Sabri Tahiraj, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjykata vendosi dënimin përfundimtar të tij, me 5 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Policia sqaron se Sabri Tahiraj ishte larguar në mënyrë të kundërligjshme, në drejtim të shtetit grek, me qëllim shmangien nga vuajtja e dënimit me burgim dhe është kapur nga Policia greke, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë shqiptare. 

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 41-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, pasi ishte dënuar me 5 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Fier, kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:

-Sabri Tahiraj, 41 vjeç, banues në Cakran, Fier. Ky shtetas gjatë intervistimit në PKK Qafë Botë, ka dhënë identitet të rremë, por si rezultat i verifikimeve dhe i veprimeve të thelluara hetimore, është bërë i mundur identifikimi i tij.


Në vitin 2019, 41-vjeçari dhe 2 shtetas të tjerë u vunë në pranga në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kreshpan”, të finalizuar nga Policia e Fierit. Me qëllim realizimin e hetimeve dhe dokumentimin e rastit me prova ligjore, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier vendosi fillimisht ndaj shtetasit Sabri Tahiraj, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, u dokumentua me prova ligjore, përgjegjësia penale e 41-vjeçarit dhe Gjykata vendosi dënimin përfundimtar të tij, me 5 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi Sabri Tahiraj ishte larguar në mënyrë të kundërligjshme, në drejtim të shtetit grek, me qëllim shmangien nga vuajtja e dënimit me burgim dhe është kapur nga Policia greke, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë shqiptare. 

sajmir tahiraj trafik droge

Sondazh

Poll