Sport

Zbulohen artistët/ Maluma dhe Myriam Fares performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

Një shfaqje që do të paraqesë një interpretim ekskluziv në mbarë botën të himnit të Festivalit të Botëriorit të FIFA-s, nga Nicki Minaj, Myriam Fares dhe Maluma.

17 Nëntor 2022, 17:03 Nga I.A
Zbulohen artistët/ Maluma dhe Myriam Fares performojnë në hapjen
Maluma dhe Myriam Fares

KATAR- Këngëtarja libaneze Myriam Fares dhe ylli kolumbian Maluma do të inaugurojnë nisjen e botërorit në Doha. Një shfaqje që do të paraqesë një interpretim ekskluziv në mbarë botën të himnit të Festivalit të Botëriorit të FIFA-s, nga Nicki Minaj, Myriam Fares dhe Maluma.

“Le të fillojë festa! Fifa Fan Festival hapet më 19 nëntor në një hapje madhështore, Maluma dhe Myriam Fares po e nisin atë me stil në Al Bidda Park”, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Më 19 nëntor, në prag të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës FIFA 2022 që do të përballet me Katarin kundër Ekuadorit, do të hapen dyert e Festivalit të Fanave të FIFA-s në Al Bidda Park në Doha. Në aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të federatës ndërkombëtare të futbollit dhe të vendit pritës, si dhe legjenda të sportit dhe trofeut të Kupës së Botës.

myriam fares maluma nicki minaj

Sondazh

Poll