Sport

Dalja e parë zyrtare! Totti dhe Noemi nuk fshihen më, shfaqen krahë njëri-tjetrit në Dubai

I ftuar si ambasador i Serie A në Globe Soccer Aëards, Francesco Totti eci në tapetin e kuq në Dubai nën shoqërinë e partneres së tij të re Noemi Bocchi (dalja e parë zyrtare e çiftit)

17 Nëntor 2022, 19:29 Nga DOSJA

Dalja e parë zyrtare! Totti dhe Noemi nuk fshihen më, shfaqen

DUBAI- “Botërori pa Italinë si Roma pa Coloseun”. I ftuar si ambasador i Serie A në Globe Soccer Awards, Francesco Totti eci në tapetin e kuq në Dubai nën shoqërinë e partneres së tij të re Noemi Bocchi (dalja e parë zyrtare e çiftit). Ish-kapiteni i Romës foli për Italinë që mungon në Botërorin e Katarit.

"Është e pazakontë, për ne italianët është më shumë se negative. Këto gjëra ndodhin dhe duhet të merren në mënyrën e duhur. Do të ndjekim një Botëror ndryshe, por mbetet një kompeticion i rëndësishëm me ekipe të mëdha".

Më pas foli për Romën e tij: "Shpresoj që Roma të mund të ngrihet dhe të kthehet në krye. Objektivi kryesor është të kthehet në Champions League sepse e meriton.
është faza që meriton."

E.Ç (Dosja.al)

totti noemi bocchi

Sondazh

Poll