Sport

Befason braziliani Neymar, mesazhi i ‘paqes’ për Kylian Mbappe huton PSG-në…

Të gjithë janë në pritje të përmirësimit të marrëdhënies mes dy lojtarëve

17 Nëntor 2022, 16:57 Nga DOSJA

Befason braziliani Neymar, mesazhi i ‘paqes’ për Kylian Mbappe

FRANCE - Qetësia duket e instaluar në Paris. PSG-ja e Galtierit po fillon të punojë dhe të gjithë tifozët e saj janë të emocionuar për të pasur një sezon perfekt, i cili, natyrisht, do të ishte fitimi i Ligue 1, që është gjithmonë një detyrim dhe më në fund fitimi i Champions League. Trajneri ka arritur të fashisë egot e dhomës së zhveshjes dhe që të gjithë në përgjithësi janë të lumtur.

Ajo që e shqetëson më shumë PSG-në është Kylian Mbappé, një futbollist që rinovoi kontratën për t'u bërë më i paguar në botë, por që nuk kishte marrëdhënie të mira me një tjetër yll të klubit, si braziliani Neymar. Nuk është diçka që fshihet, por është bërë publike si në konfliktin e tyre për penalltitë, apo në ndonjë rast tjetër.

Megjithatë, Neymar i ka shtrirë dorën francezit me disa deklarata mahnitëse dhe që mund të shënojë një skenar të ri në skuadrën pariziene. Braziliani, i fokusuar te fitimi i Kupës së Botës me Brazilin, ka dhënë një intervistë për gazetën ‘The Telegraph’, në të cilën është pyetur për PSG-në dhe marrëdhënien e tij me Messin dhe padyshim edhe me Mbappen.

Përgjigja e tij është befasuese, pasi ai i kushton disa fjalë pozitive shokut të tij Mbappe:  “Kylian është një lojtar i ri që është rritur dhe ka treguar potencialin e tij dhe ka ende shumë për të bërë”. Të ardhura nga braziliani këto fjalë duken të sinqerta, çka do të duhet të presim nëse ka një përgjigje nga francezi, gjithashtu i fokusuar në Botërorin e Katarit.

Për më tepër, Neymar është i lumtur në Paris dhe feston duke luajtur përkrah më të mirëve. "Të luash me Leon dhe Kylian është një kënaqësi e madhe. Është gjithmonë mirë të luash përkrah të mëdhenjve, gjithmonë e kam preferuar, sepse shanset për të fituar janë më të larta." Neymar ka prioritet kolektivin mbi individin, diçka që vlerësohet te PSG.

Braziliani u pyet edhe për Botërorin “Katar 2022”. Dhe Neymar e ka të qartë nëse takohet me Messin: "Nuk flasim shumë për këtë, por ndonjëherë bëjmë shaka për kryqëzimin e rrugëve në finale. Unë i them se do ta mund dhe qeshim shumë”.

Brazili, Argjentina dhe Franca, janë favoritë për të fituar Kupën e Botës. PSG ka tre yjet e saj në ato skuadra, ndonëse mund të ketë edhe një surprizë dhe të shfaqet si kampion i Botës një ekip tjetër. Pas një muaji do ta dimë, ndërkohë që Neymar i dërgon një mesazh paqeje Mbappes…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll