Politike

Bardhi 'kritika' Nikollës: Nuk ka asnjë përfaqësues të qeverisë në sallë! Është mungesë serioziteti

Sipas Bardhit ministrja e Financave duhet të jetë në sallë pasi e ka për detyrë. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se në sallë ndodhet një përfaqësues i qeverisë duke iu referuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi por Bardhi këmbënguli që në sallë duhet të jetë ministrja Delina Ibrahimaj pasi po diskutohet po diskutohet buxheti faktik.

17 Nëntor 2022, 19:00 Nga e.k
Bardhi 'kritika' Nikollës: Nuk ka asnjë
Gazment Bardhi

TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta mes palëve. Deputeti i Partisë Demokratike Gzment Bardhi i tërhoqi vëmendjen kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës për mungesën e ministrave në seancë. Sipas Bardhit ministrja e Financave duhet të jetë në sallë pasi e ka për detyrë. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tha se në sallë ndodhet një përfaqësues i qeverisë duke iu referuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi por Bardhi këmbënguli që në sallë duhet të jetë ministrja Delina Ibrahimaj pasi po diskutohet po diskutohet buxheti faktik.

 Replikat:

Gazment Bardhi: Nuk është serioze që ministrja e Financave të mos jetë në seanë. PO diskutojmë buxhetin faktit. E ka për detyrë të jetë këtu për aq kohë sa e kërkon opozita. Nuk ka asnjë përfaqësues të qeverisë. E ka për detyrë të vijë. Është mungesë serioziteti.

Lindita Nikolla: Keni zotin Peleshi...

Gazment Bardhi: Me gjithë respektin që kam për zotin Peleshi, ka qeëndruar për respekt të deputetëve por duhet të vijë ministrja në seancë.

seance plenare 17 nentor 2022 gazment bardhi

Sondazh

Poll