17 Nëntor 2022, 17:07
Nga k.m.
Yuri Kim dhe Angela Aggeler
TIRANË- Emigracioni është kthyer në një 'plagë' të shoqërisë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sipas shifrave zyrtare të institucioneve të përpunimit të të dhënave, në të gjithë rajonin Shqipëria kishte shifrën më të lartë. Nga viti 2010-2019, nga vendi ynë është përllogaritur se kanë ikur gati 500 mijë shqiptarë. Ndërkohë që me 3 vitet e mbetura, numri pritet që të jetë shtuar edhe më shumë, aq sa popullësia e vendit tonë është ulur me 7.5 %.
Ndërkohë që për të njëjtën periudhë kohore 2010-2019 janë larguar nga Maqedonia e Veriut 246 mijë persona. Madje, bazuar në të dhënat e Entit të Statistikës, popullsia rezidente në Maqedoninë e Veriut është ulur për 185 mijë njerëz apo në rreth 9 për qind në krahasim me regjistrimin e popullsisë në vitin 2002. I njëjti fenomen si në Shqipëri, por me shifra pak më të larta.

Lidhur me këtë temë, në shënimin e 20-vjetorit të themelimit të Komisionit Antikorrupsion, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler bëri thirrje për përgjegjësi dhe luftë kundër korrupsionit.
“Një anketë e paradokohshme tregoi se korrupsioni është arsyeja kryesore përse të rinjtë largohen nga Maqedonia e Veriut – mesazhe që i kam dëgjuar në bisedat që i kam pasur pasi u ktheva këtu para 9 ditëve. Të rinjve këtu u duhet dhe meritojnë një vend ku suksesi bazohet në talentin dhe punën e mundimshme, e jo në politikën dhe cilin e njihni,”- tha ambasadorja Aggeler.
Por ndryshe nga homologia në Shkup, ajo në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim deri më tani dket se nuk i ka rënë në vesh fenomeni i largimit të shqiptarëve. Madje nuk e ka vënë re mungesën e të rinjve gjatë udhëtimeve të saj nga jugu në veri. Ndaj dhe për këtë çështje nuk ka dhënë asnjëherë asnjë koment. Ndoshta nuk e shqetëson...Ose ndoshta në Shqipëri nuk ka korrupsion dhe të rinjtë largohen për një "aventurë" të re.
yuri kim angela aggeler
Politike
17 Nëntor 2022, 16:56
e.k
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka folur me tone të ashpra në Kuvend teksa komentoi ndërtimin...
Politike
17 Nëntor 2022, 16:08
I.A
Alastair King-Smith
TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë ileg...
Politike
17 Nëntor 2022, 16:03
F.M
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i ka bërë thirrje Prokurorisë s&...
Politike
17 Nëntor 2022, 15:42
e.k
Taulant Balla
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla iu kundërpërgjigj akuzave të kreut t&...
Politike
17 Nëntor 2022, 15:23
F.M
Elisa Spiropali
TIRANË- Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali është shprehur se Opozita ka për q&e...
Politike
17 Nëntor 2022, 15:17
e.k
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se së bashku me vëllain e tij Olsi R...
Politike
17 Nëntor 2022, 15:19
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përgëzuar banorët e Divjakës për protestat dhe ...
Politike
17 Nëntor 2022, 15:01
A.B
Edi Rama
SERBI- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve që kanë ndodhur ditën e sotme për Portin e Durrësit. Me anë...
Politike
17 Nëntor 2022, 14:51
e.k
Vangjel Dule
TIRANË- Integrimi europian i vendit ka përplasur ditën e sotme në Kuvend kreun e Partisë së Bashkimit t&eu...
Politike
17 Nëntor 2022, 14:51
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zgjatjes së marrëveshjes së grurit mes Rusisë dhe Ukrainës. Përmes...