Politike

"Ministria e rrugëve"/ Spaho përplaset me Peleshin, socialisti: Latë vetëm borxhe dhe projekte të papërfunduara

Spahos iu përgjigj Niko Peleshi, ministri për mbrojtjen, i cili tha se Partia Demokratike nuk kishte të drejtë të fliste për koncensione.

17 Nëntor 2022, 18:04 Nga F.M
"Ministria e rrugëve"/ Spaho përplaset me Peleshin,
Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho kritikoi qeverinë për rrugën Qukës-Qafë Plloçë. I pranishëm në Kuvend, Spaho tha se Partia Socialiste jep vetëm koncensione, por rrugët s'i finalizon ndonjëherë. Spahos iu përgjigj Niko Peleshi, ministri për mbrojtjen, i cili tha se Partia Demokratike nuk kishte të drejtë të fliste për koncensione. Peleshi tha se PD-ja ka lënë pas vetëm borxhe që i ka mbyllur maxhoranca aktuale. 

Pjesë nga replikat: 

Edmond Spaho: Ose koncensionin tjetër që do jepni tani, 60 milionë euro për të bërë rethimin, me këto kosto nuk kanë si të mbarohen rrugët. Ju mendoni për xhepat tuaj, jo për të mbaruar rrugët, siç ka ndodhur me të gjitha zonat ku keni vënë dorë. Edhe rrugën e Pogradecit që gjysmën s'e keni nisur.

Niko Peleshi: Projekti ishte elektoral, banderolat kanë mbushur të gjithë rrugën Tiranë-Ersekë për një orë e gjysmë. Trashëguam një projekt që kishte tre lote të pazbatueshme, kjo është arsyeja e vonesës së rrugës. Kishit shpallur vetëm dëshirën për të bërë projekte dhe nuk kishit asnjë lek gjëkundi. Rruga Korçë-Ersekë do të jetë vetëm 18 minuta për shumë pak muaj. Gazifikimin nuk e shpalla unë, e ka thënë edhe Sorina Koti, deputetja juaj, e falenderoj. Nuk gjetëm asnjë lek tek ato që na latë ju, vetëm borxhe.

edmond spaho niko peleshi seance plenare 17 nentor 2022

Sondazh

Poll