Politike

“Non gratat s’i afrohen Portit”/ Spaho: Vangjush Dako po shet pallate atje, ofron 25% për ndërtuesit e djathtë

Spaho tha se qeveria po vepron në të kundërt kur bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun Vangjush Daku, i cili sipas tij ka filluar të shesë pallate aty madje po afron edhe ndërtuesit e djathtë duke iu ofruar 25 përind.

17 Nëntor 2022, 18:24 Nga e.k
“Non gratat s’i afrohen Portit”/ Spaho: Vangjush Dako po shet
Edmond Spaho

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca plenare ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij ku u ndal tek projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit deputeti demokrat Edmond Spaho iu përgjigj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili tha se 'non gratat' duke iu referuar kreut të PD Sali Berisha nuk do i afrohen Portit të Durrësit. Spaho tha se qeveria po vepron në të kundërt kur bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun Vangjush Daku, i cili sipas tij ka filluar të shesë pallate aty madje po afron edhe ndërtuesit e djathtë duke iu ofruar 25 përind.

Edmond Spaho: Sa për shakanë që bëre me non gratat, ka filluar Vangjush non grata po shet pallatet atje. Na tregoni përralla këtu. Po thërret edhe ndërtuesit e djathtë, hajde se ju jap 25 përqind. Sa për Damian inprisja të më thoshte spiun por pastaj u kujtova se Damiani ka punuar në SHIK dhe i njef spiunlliqet por dhe vjedhjen e votave dhe të lekëve. Ka dy çështje të mëdha atë të Dibrës ku tha tërmet, tërmet bashkë me Ulsiun, hajduti bëhet ministër.. Damiani ka atë ç'i sheh syri ja vjedh dora.

seance plenare 17 nentor 2022 edmond spaho

Sondazh

Poll