Politike

VD/ Ministria e Turizmit tha se ishte për turistët/ Braçe: Mos gënje, kjo është rruga e vetme që të çon në plazh, më tregoni alternativën tjetër

Braçe shton se Bashkia e Divjakës nuk ka asnjë kontroll mbi këtë rrugë dhe se këtë kompetencë e ka vetëm ARRSH-ja.

17 Nëntor 2022, 17:35 Nga F.M
VD/ Ministria e Turizmit tha se ishte për turistët/ Braçe: Mos
Rruga

DIVJAKË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i është përgjigjur sërish Ministrisë së Turizmit, e cila tha se trau i vendosur në hyrje të Parkut të Karavastasë do të jetë me pagesë vetëm për turistët. Në një postim në Facebook, Braçe ka nxjerrë video nga zona dhe thotë se e vetmja mundësi për të shkuar në plazhin e Divjakës është rruga Divjakë- Plazhi i Divjakës dhe rrjedhimisht ky tra nuk prek vetëm turistët, por edhe vendasit. Braçe shton se Bashkia e Divjakës nuk ka asnjë kontroll mbi këtë rrugë dhe se këtë kompetencë e ka vetëm ARRSH-ja.

Postimi i Braçes:

PERSERI PER TRAUN NE RRUGEN KOMBETARE. ROTONDA E CERMES (autostrade)-DIVJAKE-PLAZHI I DIVJAKES; I lutem Ministrise se Turizmit TE MOS GENJEJE! Shiheni videon; Eshte e qarte se rruga DIVJAKE-PLAZHI I DIVJAKES, eshte e vetmja mundesi per te shkuar ne PLAZHIN E DIVJAKES, e vetmja; nese turistet e ministrise se Turizmit na tregojne nje rruge tjeter qe te con ne PLAZHIN E DIVJAKES, atehere do kene plotesisht te drejte. Ne ane tjeter, VENDIMI 600 i vitit 2021 i KESHILLIT TE MINISTRAVE, na tregon inventarin e rrugeve kombetare, ku edhe me koordinata percaktohen qarte: Rruga CERME-DIVJAKE, rruga DIVJAKE-PLAZHI I DIVJAKES! Letrat tregojne genjeshtaret! Genjeshtaret duhet te kene turp! E dyta, GENJESHTRAT E COPAVE NGA PD, jane edhe me te trasha; Qarte: BASHKIA DIVJAKE NUK KA ASNJE PUSHTET MBI RRUGEN DIVJAKE-PLAZHI I DIVJAKES; kete pushtet e ka ARRSH! Ndaj BASHKIA DIVJAKE NUK KA DHENE ASNJE LEJE PER NDERTIMIN E CDO TRAU, KIOSKE APO BARRIERE TJETER NE RRUGE! Thene kete, i lutem edhe COPAVE TE PD, TE MOS GENJEJNE!

Banorët e Divjakës janë kundër vendosjes së traut në parkun e Karavastasë, duke i detyruar të paguajnë para për të kaluar rrugën. Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja. Kundër traut është edhe socialisti, Erion Braçe. Vendimi është marrë nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ndërsa qytetarët janë zotuar që ta dërgojnë vendimin në Gjykatë Administrative.

erion brace

Sondazh

Poll