Politike

Ndërtimi i rrugëve/ Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë: Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Sipas Ballës, SPAK duhet të kishte nisur hetimet për faktin që ajo rrugë ka nisur e është inaguruar shumë herë, por nuk është finalizuar kurrë. 

17 Nëntor 2022, 18:14 Nga F.M
Ndërtimi i rrugëve/ Balla 'shigjeton' Partinë e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i tha demokratit Edmond Spaho se mund ta kallëzojë Partinë e Lirisë, pasi në kohën që ka nisur ndërtimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, kanë pasur ata në dorë ministritë. I pranishëm në Kuvend, Balla i tha Spahos të bënte kallëzimet e nevojshme, madje kërkoi llogari nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas Ballës, SPAK duhet të kishte nisur hetimet për faktin që ajo rrugë ka nisur e është inaguruar shumë herë, por nuk është finalizuar kurrë. 

Fjala e Ballës: 

E kam për SPAK-un, jo për ju, që rinovimi i një rruge fillonte pa pasur një projekt. Më pas u kontaktua një kompani italiane dhe një shqiptare. Kompania shqiptare e bëri me 'google maps' dhe nuk i shkoi kurrë në fund. Problemi kryesor ishte studimi gjeologjik. Në cili vend prokuroria nuk do të kishte ndërhyrë me kohë, për të vënë para drejtësisë këdo që pagoi para që e nxorrën rrugën në vende pa studime gjeologjik, jo vetëm për shtëpitë që ranë në përrua, unë kam protestuar, por fakti se urat në atë rrugë nuk iu putheshin dot këmbët. Se në njërin kah dilte me metra në disnivel, urë me malore. Është e vërtetë që LSI-ja kishte ministritë në 2017, por kjo është edhe përgjegjësia jonë, ne nuk bëmë kallëzimet e duhura penale ndaj tyre. Drejtësia vonon dhe nuk harron Mondi, nëse ti beson ato që thua, shko bëj kallëzim, është shumë e lehtë. Shiritin, Saliu yt me këngë e me valle e preu. Saliu këndonte, Mondi kërcënte se po fillojmë rrugën. Nuk dua të merrem më me këtë, faji është aty dhe duhen hetuar. 

seance plenare 17 nentor 2022 taulant balla

Sondazh

Poll