Politike

Ambasadori britaik apel shqiptarëve: Mos shkoni ilegalisht drejt Anglisë, ka alternativa të ligjshme

Në lidhje me emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve, ai theksoi se ka shumë alternativa të ligjshme në mënyrë që shqiptarët të shkojnë në Angli.

17 Nëntor 2022, 16:08 Nga I.A
Ambasadori britaik apel shqiptarëve: Mos shkoni ilegalisht drejt
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori britanik Alastair King-Smith u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë ilegalisht në Angli. Gjatë çeljes së ekspozitës që shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy viteve King-Smith foli dhe për vlerën e jashtëzakonshme të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve. Në lidhje me emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve, ai theksoi se ka shumë alternativa të ligjshme në mënyrë që shqiptarët të shkojnë në Angli.

"Siç jeni në dijeni nga raportimet e fundit në media, ne po përballemi me një sfidë të përbashkët, rritjen e numrit të shqiptarëve që po shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. Të dy qeveritë tona po punojnë bashkarisht për t’u treguar njerëzve se ka alternativa, qoftë këto të lidhura me mundësitë e vlefshme brenda Shqipërisë apo përmes rrugëve të ligjshme për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar. Ne po punojmë për të garantuar që komuniteti shqiptar të marrë vlerësimin e duhur për kontributin e tij dhe që shqiptarët këtu të mos mendojnë se zgjidhja e vetme është të braktisin vendin", tha Ambasadori britanik.

Sondazh

Poll