Aktualitet

Shkoi në ushtri e mori letra greke/ Merrte 800 paund në javë, burgoset “kopshtari” shqiptar në fermën e kanabisit

Ensuild Baha, i cili është me origjinë nga Shqipëria, kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar legalisht me pasaportën e tij greke, pasi kishte shërbyer atje në ushtri.

17 Nëntor 2022, 16:10 Nga k.m.
Shkoi në ushtri e mori letra greke/ Merrte 800 paund në javë,
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një kopshtar i një ferme kanabisi, i cili fitonte deri në 800 £ në javë duke u kujdesur për një fabrikë droge, është arrestuar nga Policia britanike. Sipas mediave të huaja, Ensuild Baha, i cili është me origjinë nga Shqipëria, kishte ardhur në Mbretërinë e Bashkuar legalisht me pasaportën e tij greke, pasi kishte shërbyer atje në ushtri.

Ai punonte ligjërisht në punë të ndryshme në Britaninë e Madhe, por kur mbeti i papunë, filloi një punë kriminale për disa "burra të moshuar shqiptarë" që kujdeseshin për 200 bimë kanabisi. Policia ishte kontaktuar për erën e drogës që vinte nga shtëpia dhe kur u zbuluan më 19 qershor, Baha dhe një burrë tjetër u përpoqën të iknin. Bashkëpunëtori i tij iku, por Baha u kap.

Gjykata e Neëcastle Croën dëgjoi se ferma e kanabisit vlerësohej se vlente diku midis 27,300 dhe 118,500 paundësh, ndërsa vetë Baha deklaroi se fitonte nga 600 deri në 800 paund në javë për t'u kujdesur për fermën.

Baha, 26 vjeç, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, u deklarua fajtor për kultivimin e kanabisit dhe u burgos për 2 vjet.

 

britani e madhe ensuild baha

Sondazh

Poll