Aktualitet

Shpërndante kokainë në rrethinat e Selanikut, arrestohet 42-vjeçari shqiptar

Shqiptari u arrestua mbrëmjen e së martës dhe iu gjet një pako kokainë me peshë 101.12 gram, ku më pas, u konstatua se në shtëpinë e tij në një zonë tjetër të qytetit, ai fshihte edhe shtatë pako me kokainë me peshë totale 181.06 gram, të cilat iu sekuestruan si dhe një peshore elektronike, një celular dhe 120 euro.

17 Nëntor 2022, 15:50 Nga d.a.
Shpërndante kokainë në rrethinat e Selanikut, arrestohet
Malli i sekuestruar

GREQI- Maqedonia Qendrore ishte fusha e veprimit të një 42-vjeçari shqiptar, i cili trafikonte sasi të konsiderueshme kokaine në zona të ndryshme, por më në fund pas veprimeve të koordinuara të policisë u gjet në qendër të Selanikut.

Sipas Protothemës, shqiptari u arrestua mbrëmjen e së martës dhe iu gjet një pako kokainë me peshë 101.12 gram, ku më pas, u konstatua se në shtëpinë e tij në një zonë tjetër të qytetit, ai fshihte edhe shtatë pako me kokainë me peshë totale 181.06 gram, të cilat iu sekuestruan si dhe një peshore elektronike, një celular dhe 120 euro.

Shqiptari u dërgua në Prokurorinë e Selanikut, me çështjen e ngritur ndaj tij për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike me qëllim përfitimin.

arrestohet shqiptari ne greqi policia greke

Sondazh

Poll