Aktualitet

Fshehu në furgonin që drejtonte 16 670 euro të padeklaruara, vihet nën hetim 48-vjeçari në Durrës

Ai kishte fshehur 16 670 euro me qëllim mosdeklarimin e tyre në pikën kufitare. Ai do të hetohet në gjendje të lirë ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

17 Nëntor 2022, 16:09 Nga e.k
Fshehu në furgonin që drejtonte 16 670 euro të padeklaruara,
Paratë e fshehura

DURRËS- Një 48-vjeçar i identifikuar me inicialet F.V është vënë nën hetim për akuzën e mosdeklarimit të parave në doganë. Ai kishte fshehur 16 670 euro në furgonin me të cilin po lëvizte me qëllim mosdeklarimin e tyre në pikën kufitare. Ai do të hetohet në gjendje të lirë ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në PKK Port Durrës.  Një 48-vjeçar u proçedua penalisht pasi fshehu 16.670 euro në furgonin që drejtonte, me qëllim mosdeklarimin e tyre në PKK Port Durrës. Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërive në kufi, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin F. V.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në automjetin që drejtonte ky shtetas dhe sekuestruan 16 670 euro, të padeklaruara nga 48-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 48 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. 

durres policia e durresit

Sondazh

Poll