Aktualitet

Kush do ta drejtojë Teatrin Kombëtar? Në garë Basha dhe Londo, kërkon mandat edhe Elda Dorezi e Arben Derhemi

Në konkursin e çelur që në 30 shtator, janë paraqitur vetëm 4 platforma garuese nga regjisorët Elma Dorezi, Altin Basha dhe Kiço Londo dhe nga aktori Arben Derhemi.

17 Nëntor 2022, 15:52 Nga k.m.
Kush do ta drejtojë Teatrin Kombëtar? Në garë Basha dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Pas përfundimit të garës në 28 tetor, Teatri Kombëtar ka 4 kandidatë të rinj. Në konkursin e çelur që në 30 shtator, janë paraqitur vetëm 4 platforma garuese nga regjisorët Elma Dorezi, Altin Basha dhe Kiço Londo dhe nga aktori Arben Derhemi.

Pas depozitimit të platformave, ditën e nesërme, në orën 10.00 në Ministrinë e Kulturës 4 garuesit do të paraqesin planin e tyre të punës për Teatrin Kombëtar. Aktualisht Altin Basha administron Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa Kiço Londo, ish-drejtori i “Eksperimentalit”, tanimë është në krye të Teatrin Shëtitës “Çajupi”.

Ndërkohë që paraardhësi i tyre, drejtori në detyrë Hervin Çuli pas 2 mandateve në drejtim të TK-së, deklaroi se nuk do të kërkonte një mandat të tretë dhe u tërhoq nga gara. 

elma dorezi altin basha kiço londo arben derhemi teatri kombetar

Sondazh

Poll