Aktualitet

Vjedhje, shkelje e masës së sigurisë dhe shpërndarje kokaine, tre të arrestuar në Tiranë

Ndërsa një 29-vjeçar u kap duke vjedhur në një lokal në zonën e ish-bllokut. Ndërkohë një tjetër kishte shkeluar masën e arrestit të shtëpisë të dhënë nga Gjykata.

17 Nëntor 2022, 15:09 Nga e.k
Vjedhje, shkelje e masës së sigurisë dhe shpërndarje
Policia Tiranë

TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e Policsë së Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 38-vjeçar i identifikuar me inicialet E.R u arrestua pasi pas kontrollit fizik të bërë nga ana e bluve të kryeqytetit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e llojit kokainë. 

Ndërsa një 29-vjeçar u kap duke vjedhur në një lokal në zonën e ish-bllokut. Ndërkohë një tjetër kishte shkeluar masën e arrestit të shtëpisë të dhënë nga Gjykata.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. R., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- A. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi"; - H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke vjedhur një shumë parash, në një lokal, në zonën e ish-Bllokut.
 Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll