Sport

Sfidohet nga Serbi, boksieri Kosovar merr vendimin që nuk pritej

31 Gusht 2019, 15:31 Nga DOSJA
Sfidohet nga Serbi, boksieri Kosovar merr vendimin që nuk pritej

KOSOVË– Boksieri Arkan Mazrekaj kishte njoftuar pak më pare se ndeshja me djalin e kriminelit serb do të zhvillohej më datën 31 gusht.

Por boksieri serb, Veljko Razhnatoviq, duket se ka vendosur kusht që ndeshja të zhvillohet në Serbi, gjë kjo që nuk është pranuar nga kosovari.

Mazrekaj e ka refuzuar që ndeshja të zhvillohej në Serbi për shkaqe sigurie, por ka lënë të hapur mundësin që ndeshja të zhvillohej në një vend tjetër.

Postimi i plotë i Mazrekaj:

Të Dashur Miqë dhe Adhurues të Sportit me keqardhje ju njoftoj se meçi i shum pritur nuk do të realizohet me datë 31Gusht! Për arsyje se bokseri Serb dëshiron me çdo kusht që ky Meç të realizohet në Serbi mirëpo për shkaçe sigurie Meçi nuk mund të realizohet në Serbi andaj për fat të keq bokseri serb ndryshe i njohur si i biri i Arkanit nuk pranon të boksoj dikun tjeter pos vendit të tij! Mirëpo besoj se ky Meç do të realizohet gjithësesi brenda këtij Viti por për daten dhe vendin e saktë se ku do të mbahet ky Meç i shum pritur mbetet të pritet në ditët në vijmi dhe ju Adhurues të boksit do te jeni gjatë gjithë kohës të Informuar rreth kohës dhe datës qe do të vendoset! I juaji Petrit MAZREKAJ!-shkruan Mazrekaj.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport arkan mazrekaj boksieri kosovarë arkan mazrekaj boksieri serbë mazrekaj refuzon të ndeshet në serbi arkan mazrekaj boksieri kosovarë arkan mazrekaj boksieri serbë mazrekaj refuzon të ndeshet në serbi

Sondazh

Poll