Aktualitet

Banorët e Bërxullës para Kuvendit, qytetari: Orlando Rakipi s'hap telefonin, të shtunën dalim në terren

Banorët kanë paralajmëruar se protesta e tyre nuk do ndalen. Ditën e shtunë, ata do të jenë në terren dhe do të fotografojnë mjetet që po punojnë në zonë.

17 Nëntor 2022, 09:54 Nga A.B
Banorët e Bërxullës para Kuvendit, qytetari: Orlando Rakipi
Qytetari

TIRANË- Banorët e Bërxullës dolën ditën e sotme në protestë përballë Kuvendit të Shqipërisë. Me pankarta në duar, ata kërkuan sërish pezullimin e projektit që prek banesat e tyre. Për mediat, një prej banorëve është shprehur se deputeti i zonës së tyre, Orlando Rakipi nuk i dëgjon, takon e madje as telefonin nuk ua hap.

'Ne kemi dhe deputet zone që nuk është parë asnjë ditë. Është Orlando Rakipi. Ai ka tagrin dhe është deputet i zonës, duhet të na prijë i pari e jo të mos na e hapë telefonin. '- tha një nga banorët. 

Po ashtu, ata kanë paralajmëruar se protesta e tyre nuk do ndalen. Ditën e shtunë, ata do të jenë në terren dhe do të fotografojnë mjetet që po punojnë në zonë.

Një tjetër shtoi: Projekti i rrugës duhet të kishte nisur që në vitin 2019. Shteti dhe Qeveria për të mbyllë dëmshpërblimin i lidhi direkt pa garë kontratën. Dëmi ishte gati rreth 110 mln euro. Ne kemi përgatitur dosjen dhe do e çojmë në SPAK. Duhet që të veprohet në mënyrë urgjente, e jo siç po veprohet në çështje të tjera.  Ditën e shtunë do jemi në terren, do fotografojmë të gjitha mjetet që janë duke punuar, sa janë hedhur në mënyrë të paligjshme. Kjo rrugë nuk ka ende një tabelë se si do të zhvillohet. 

Eshtë hera e parë e fundit, jemi me dhëmbë dhe do ia tregojmë Qeverisë. Plumbi del me plumb thonë, fjalë e urtë popullore. 

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

protesta e banoreve te berxulle banoret e berxulles ne proteste

Sondazh

Poll