Aktualitet

Trafikoi kokainë e kanabis në disa vende të BE, arrestohet Odise Leka në Gjirokastër, pritet ekstradimi në Itali

Arrestimi i 28- vjeçarit shqiptar është bërë me qëllim ekstradimin drejt Itali ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë "arrest me burg" e vendosur më 17 nëntor të vitit të kaluar nga Gjykata e Torinos për veprat penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve". 

17 Nëntor 2022, 10:12 Nga a.l
Trafikoi kokainë e kanabis në disa vende të BE, arrestohet Odise
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Odise Leka është arrestuar sot nga policia e Gjirokastrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për dy vepra të rënda penale. Policia njofton se Leka dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019 si pjesë e një organizate kriminale trafikonte kokainë dhe marijuanë në Holandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali.  Arrestimi i 28- vjeçarit shqiptar është bërë me qëllim ekstradimin drejt Itali ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë "arrest me burg" e vendosur më 17 nëntor të vitit të kaluar nga Gjykata e Torinos për veprat penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve". 

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Gjirokastër

Arrestohet përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar O. L., 28 vjeç, banues në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

Ky shtetas dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Hollandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./Dosja.al

odise leka arrestohet odise leka

Sondazh

Poll